Aktualitet

Nis seanca e dytë e Kuvendit/ Pritet votimi i Lindita Nikollës si kryeparlamentare, PD gris fletën e votimit

Ka nisur në orën 17:00 seanca e dytë parlamentare për ditën e sotme ku ndër të tjera do të bëhet betimi i 140 deputetëve të cilët u është besuar mandati për 4 vitet e ardhshme.
Pas konstituimit të Parlamentit, zgjidhet drejtuesi i Kuvendit. Kandidati për Kryetar të Kuvendit duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë që në këtë rast është Lindita Nikolla.
Pak minuta para se të niste seanca e dytë plenare, Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh në selisë blu. Një nga arsyet e kësaj mbledhje lidhet me vendimin në bllok të demoktarëve kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Votimi për kryeparlamentarin

Një ligjvënës nuk mund të propozojë më shumë se një kandidat. “Votimi organizohet publikisht dhe drejtohet nga një komision votimi, i përbërë prej 5 deputetësh, që pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Anëtari më i vjetër në moshë kryen edhe detyrën e kryetarit të komisionit të votimit dhe shpall rezultatin e votimit.
Drejtuesi i seancës fton menjëherë Kryetarin e Kuvendit të zërë vendin e tij”, vijohet më tej në nenin 6 të Rregullores së Kuvendit. Ndërkohë, një javë para nisjes së legjislaturës X, Partia Socialiste përmes një shkrese që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, i kërkoi kreut të shtetit që të mandatojë Edi Ramën si Kryeministër për të tretën herë radhazi.