Aktualitet

Opozita me 3 grupe parlamentare në Kuvend, LSI nuk e formon dot një të tillë!

Ka nisur sot seanca e tretë plenare e kësaj legjislature të X dhe e para  pas konstituimit dhe betimit të deputetëve. Teksa të gjithë deputetët u futën në godinën e parlamentit, ra jo pak në sy mbërritja të ndarë nga njëri tjetri të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Mes tyre ka nisur një ‘luftë’ e qartë, pas vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Berisha u shoqërua nga Tritan Shehu, i cili në këtë ‘luftë’ mes kreut të PD dhe ish-kreut të kësaj partie, është pozicionuar në krah të këtij të fundit. Ndërkohë, në krah të Bashës ishin Gazment Bardhi dhe Alfred Rushaj, ky i fundit kreu i grupit parlamentar të PD.

Në seancën e sotme deputetët do janë mblidhur për të ngritur të gjitha strukturat e reja të parlamentit. Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike si edhe do të ngrihet edhe byroja e Kuvendit dhe sekretariatet.

Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’

Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës   Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Kryetare e Parlamentit

Lindita Nikolla

….Ndërkaq opozita do të ketë 3 grupe parlamentare, ku një do të jetë i PD dhe 2 do të jenë të aleatëve të saj. Opozita me 3 grupe parlamentare, Grupi i Partisë Demokratike, Grupi i Aleancën për Ndryshim dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim. Aleatët që të mundin të formojnë një grup parlamentar duhet të kenë 7 deputetë dhe për këtë Basha pritet që t’u japë aleatëve deputetë  të PD për të mundur të formojnë grupet e tyre parlamentare. Në një nga grupet do të ketë në përbërje 4 aleatët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule dhe 3 deputetët e regjistruar si të Partisë Republikane,  Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase