Aktualitet Politikë

Nisin përçarjet në PD, tre deputetë të zgjedhur kundër Bashës!

Pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, kanë ardhur edhe reagimet e para në PD, kundër kreut të kësaj force politike.

Deputeti i zgjedhur në Gjirokastër, Tritan Shehu, deputeti Flamur Noka si dhe Bujar Leskaj kanë dalë hapur kundër këtij vendimi. Sipas tyre me këtë vendim mund të zhbëhet një pesë e rëndësishme e kësaj forcë politike.

Ndërkaq Berisha thotë se shumica e demokratëve janë me të!

“Shumica janë me mua, për të mos dhënë një përqindje dhe të gjithë janë pro-amerikanë sa Lulzim Basha, por s’mund ta konceptoj që një vend tjetër, një qeveri tjetër mbi baza lobimi kryekëput korruptiv, të marrë një vendim ndaj një njeriu që ka 8 vite në opozitë dhe që mbron interesin publik. Unë i kam ditur lidhjet e Soros-it më mirë se kushdo, por e kam parë jetike t’iu them shqiptarëve se çfarë përfaqëson ai. PD do ziejë fuqishë, iu garantoj për këtë”.