Bota

Një aktivist LGBT+, kandidat për ambasador i Amerikës në Zvicër!

Presidenti amerikan, Joe Biden shpalli kandidaturën e Scott Miller-it për postin e ambasadorit në Zvicër dhe Lihtenshtejn.

Miller njihet si aktivist për të drejtat e homoseksualëve dhe është bashkëkryetar i  Fondacionit “Gill”, me seli në Denver e financues kryesor i përpjekjeve për të siguruar barazi të plotë për lesbiket, homoseksualët, biseksualët, transgjinorët e queer-ët në Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim, Shtëpia e Bardhë theksoi:

Miller dhe bashkëshorti i tij, Tim Gill ishin ndër aktorët kryesorë në çështjet e barazisë në komunitetin LGBT+ në Amerikë. Ata kanë dhuruar mbi 500 milion dollarë në kauzat që kanë të bëjnë me këtë komunitet.

Tashmë, Biden duhet të dërgojë kandidaturën e tij në Senat për t’u konfirmuar para se të marrë postin.

42-vjeçari Miller deklaroi:

Nëse do të kem fatin të konfirmohem, zotohem të punoj për të vijuar punën e paraardhësve në forcimin e marrëdhënieve me Zvicrën e Lihtenshtejnin, duke përfshirë raporte tregtare më dinamike e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Gjithashtu, kandidati për ambasador e bashkëshorti kanë organizuar mbledhje fondesh për të mbështetur kandidaturën e demokratit Biden në garën presidenciale përballë republikanit Donald Trump. Gjatë fushatës, Scott shërbeu si këshilltar i Joe Biden-it.