Celebrities Gossip Showbiz

“Një artist i vërtetë e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë!” Ronela Hajati reagon pas komenteve negative!

Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve zyrtarizoi fituesin e festivalit të 60.

Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit pas të cilit do të na përfaqësojë në Eurovizion 2022.

E pushtuar nga emocionet Ronela ua dedikoi çmimin e parë prindërve të saj të cilëve u premtoi që do i bënte edhe më shumë krenarë.

Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit. Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falënderoj jurinë që më ka votuar. Falënderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë sportuar. Mamanë time që është në sallë. Mami ku je? Mami më në fund është e lumtur për mua. Ka shumë njerëz që nuk kanë besuar te unë, por shihemi në Torino.

Megjithatë, padyshim që në konkurse të tilla ka njerëz të pakënaqur me përzgjedhjen dhe kjo gjë sjell edhe komente apo kritika negative. Si njerës të thjeshtë, ashtu edhe disa artistë janë shprehur kundër fitores së Ronelës, e cila me anë të një postimi vendosi t’ju kundërpërgjigjet.

Viti 2020 dhe viti 2021 kanë qenë nga vitet më të vështira të jetës sime! Jo se s’kam pasur vite të tjera të këqija, por këto kanë qenë ato më të vështirat për t’u fshehur që cdo gjë është ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga një faktor tjetër që nuk dua të përmend. Sot dua t’ju uroj shëndet e pozitivitet me njëri-tjetrin! Sepse nuk e kemi… Fitorja e festivalit ka qenë gjëja më e saktë që më ka ndodhur në këtë periudhë. Kemi punuar aq shumë për këngën “SEKRET” e prapë s’jam e kënaqur akoma. Performanca ime është për herë të parë trending në Europë si asnjëherë. Komentet e shumta nga të huajt janë 95 përqind pozitive. Kontestime? Gjithmonë do ketë, totalisht normale! Por urrejtje nga artiste për një vajzë që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë; është e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua, që kam sakrifikuar gjërat më të shtrenjta per t’i pëlqyer njerëzve! Komentet e këqija kanë qenë minimale, por të gjitha nga adresa shqiptare. Më falni të gjithë ju “poetët” që zhargonin e keni të mrekullueshëm! Një artist i vërtetë e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë! Një artist i vërtetë nuk blen as tekste, as muzikë, por ulet dhe punon! Gëzuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetëm shëndet se të gjitha rregullohen. 

Pasues i saj me vendin e dytë, u shpall Alban Ramosaj me këngën dhe baladën ‘Theje’ i cili emocionoi jo pak publikun. Gjatë fjalës së tij Ramosaj ‘porositi’ Ronelën të sillte kupën e Eurozionit në shtëpi pasi e uroi për fitoren.