Fashion

Një artist unik dhe i talentuar si Besmir Latifi!

Besmir Latifi është një stilist dhe piktor i njohur shqiptar. Ai ka një përkushtim ndaj bukurisë delikate dhe ka një sy të mprehtë për detaje. Përqendrimi i tij i vetëdijshëm dhe disiplina e pakufijshme e bëjnë atë një talent që rrallë do ta takoni.

Pasi kreu studimet e para në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës, ai vazhdoi studimet e larta në Fakultetin e Arteve të Bukura, në Universitetin e Arteve, Tiranë ku u diplomua në Atelienë e Tekstilit dhe Modës. Më pas vazhdoi studimet master në Atelienë e Tekstilit dhe Dizajn Mode në Fakultetin e Arteve të Bukura.

Besmiri në pikturat e tij përpiqet të shprehë një intensitet shpirtëror ku jeta, qetësia e pashpjegueshme dhe acarimi gjejnë një gjuhë të përbashkët. Gjatë viteve të tij të studimit ai shfaqi një stil individual të jashtëzakonshëm dhe ndërmori sfida ku e tregoi dhe njëherë artin e tij të veçantë ku dallohet nga të tjerët.

Latifi ka aftësi të jashtëzakonshme në pikturë, sidomos në projektet e tij të modës që më zhvillohen në projekte konkrete. Gjithashtu stilisti di shumë mirë se si të punojë me materiale të ndryshme dhe me ato më delikatet. Punimet e tij mund t’i gjeni në faqen e Web-it ku shfaq projekte të ndryshme, nga pikturat, stilimet në veshje apo çantat ‘handmade’. Gjithashtu mund t’i ndiqni dhe në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.