Film & Tv Gossip Showbiz

Një baba autoritar si Jason Momoa! Aktori i ka ndaluar kategorikisht fëmijëve të shohin këto seriale të tij!

Aktori i njohur Jason Momoa së fundmi ka zbuluar se çfarë nuk i lejon fëmijëve të tij të shohin në televizor. Për Lola-n dhe Nakoa-Wolf është e ndaluar kategorikisht që të shohin serialin “Baywatch” të babait të tyre. Por jo vetëm këtë serial. Edhe “Game of Thrones” është në listën e serialeve të ndaluara ku përsëri aktori ka rolin e tij. Ndër të tjera Jason është shprehur se:

Ata mund të shohin shumë projekte të babit, por jo ato të vjetra, vetëm të rejat. Ata nuk mund të shohin as “Games of Thrones”, edhe pse është fantastik.

42-vjeçari tha se nuk dëshiron që fëmijët e tij të ndjekin rrugën e aktrimit.

Kjo punë është e vështirë dhe nuk dua që ata të kenë këtë presion. Unë jam i fortë, e përballoj, por nuk dua që ata të përballen me këtë.

Rikujtojmë, se para disa kohëve Jason, atë që ju e keni njohur si Khal Drogo, lideri i tribusë “Dothraki” në sezonin e parë të serialit të famshëm “Game of Thrones” dha një intervistë për “InStyle” ku rrëfeu momentet më të vështira të jetës së tij të cilat as që mund t’i mendonim se mund t’i ndodhnin një ylli kinematografie si ai.

41-vjeçari tha se pasi personazhi i tij u vra në fund sezonit të parë të “Game of Thrones”, ai mbeti pa punë për 2 vite duke mos patur asnjë kacidhe mënjanë për të mbajtur familjen e tij. Për aktorin e famshëm ishte shumë e vështirë të gjente punë kjo pasi në momentin kur personazhi i tij u vra, “Game of Thrones” ende nuk kishte marrë bujë pasi Emilia Clarke dhe Kit Harington nuk ishin bërë ende pjesë e tij.