Film & Tv Lifestyle

Një balerinë ‘plus size’ e quajtur Bianca e prezantuar nga ‘Disney’, filmi që po frymëzon njerëzit!

‘Disney’ prezantoi për herë të parë një personazh, një balerinë plus-size, e quajtur Bianca, e cila përpiqet të gjejë besim dhe të menaxhojë dismorfinë e saj trupore. Në historinë 85-vjeçare kompania e njohur e filmave, “Disney”, i ka përdorur personazhet plus size ndonjëherë vetëm në rolet e personazheve të shëmtuar ndaj fansat janë shprehur shumë entuziastë për këtë ndryshim.

Filmi i shkurtër, i titulluar ‘Reflect’, prezanton historinë e një balerine të re, e cila lufton me veten, duke kapërcyer dyshimin dhe frikën. “Reflect” është publikuar si pjesë e serisë “Short Circuit” të Disney, që përfshin filma të ndryshëm eksperimentalë. Bianca ndjek klasën e saj të baletit, së bashku me shokët e klasës dhe një instruktor. Ndërsa ajo shikon veten në pasqyrë pasqyra plasaritet dhe sfondi zbehet.

Shumë fansa po e interpretojnë këtë sekuencë për të treguar se Bianca përjeton dismorfinë trupore. Dismorfia e trupit është një gjendje e shëndetit mendor, në të cilën nuk mund të ndalosh së menduari për një ose më shumë defekte, ose defekte të perceptuara në pamjen tënde. Gjendja që mendon vazhdimisht mund të të çojë në një fokus intensiv për pamjen, kontrollimin e shpeshtë të pasqyrës dhe kujdesin për shumë orë çdo ditë.

Ky lloj përfaqësimi kompleks që përjetohet nga shumë vajza e gra të reja është disi novator për “Disney”, sepse shpesh kompania i përshkruan personazhe me këtë formë trupore si negativë apo edhe si sporadikë. Kjo ka filluar të ndryshojë me prezantimin e personazheve si Moana dhe vëllezërit e motrat “Encanto”, Luisa dhe Mirabel, të cilët kanë të gjithë forma trupore më realiste dhe të ndryshme. Historia e Biankës ka ndikuar te miliona fansa në mediat sociale, madje shumë njerëz prezantuan edhe në TikTok lidhjen e tyre me historinë.