Celebrities Music

Një bashkëpunim mes Luana Vjollcës dhe Yll Limanit? Çfarë po ndodh?

Ka pak kohë që ka përfunduar sezoni i fundit i “Shiko Kush Luan” megjithatë Luana Vjollca ka qenë pranë fansave duke postuar vazhdimisht foto e video në rrjetet sociale. Pasi na gostiti dhe me look-un e saj të ri dhe pamje të zjarrta nga pushimet, moderatorja bukuroshe është gati për disa projekte të reja muzikore.

Së fundmi, ajo përflitet se është duke punuar për prurje të reja muzikore që do t’i lançojë përgjatë verës, shkruan “Prive.al”. Kjo media ka deklaruar se Luana Vjollca gjendet në Prishtinë ku po punon për disa këngë të reja e jo vetëm. Ata kanë zbuluar se një prej këtyre projekteve është në bashkëpunim me Yll Limanin. Mbetet ende e paqartë nëse Ylli është vetëm bashkëpunëtor i kësaj kënge apo këndon edhe vetë në të.

Artisti shumë i dashur i publikut njihet për bashkëpunimet e tij shumë se suksesshme muzikore dhe një me Luanën sigurisht që do të na pëlqente të gjithëve. Të kontaktuar nga Top Albania Radio për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj çështjeje, Ylli dhe Luana nuk kanë dashur të japin asnjë koment.

Po ju do e donit një këngë nga dyshja e famshme këtë verë?!