Celebrities Gossip Showbiz

Një bashkëshort romantik si Fedez, këngëtari përlot Chiara Ferragni-n në mes të koncertit!

Reperi i njohur italian Fedez së fundmi i bëri një dedikim emocionues nga skena e koncertit në Piazza Duomo të Milanos bashkëshortes së tij, blogeres Chiara Ferragni. Duke e kërkuar me sy nëpër sallë, Fedez i dedikoi këto fjalë:

Falenderoj personin më të rëndësishëm që ka qenë pranë meje dhe që është gruaja ime. Të dua shumë.

Chiara u shfaq e përlotur dhe këtë moment e postoi edhe në Instagram duke shkruar:

Tre muaj më parë, me diagnozën tënde, dukej e pamundur që të organizohej ky koncert më 28 qershor dhe të performoje pas operacionit. Dje ishte hakmarrja jote ndaj jetës dhe nuk mund të jem më krenare se kaq për ty.

Pak muaj më parë, lajmi që këngëtari i njohur italian vuante nga një sëmundje e rëndë qarkulloi pothuajse në të gjitha mediat. Me disa video të shkurtra në llogarinë e tij në Instagram, artisti i habiti të gjithë ndjekësit teksa u shpreh se vuante nga një sëmundje e rëndë. Dyshja e njohur italiane janë padyshim një nga çiftet më të njohura e me të komentura në botën e showbiz-it. Ata shquhen për natyrën e thjeshtë e pa komplekse që kanë.

Çifti i famshëm kanë ngritur perandorinë e tyre dhe po ja dalin të pasurohen çdo ditë e më shumë mes bizneseve që zotërojnë dhe kontratave që nënshkruajnë. Rikujtojmë, se Ferragni do të jetë bashkë-prezantuese e mbrëmjes së parë dhe të fundit të Festivalit të 73-të të Sanremos.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori artistik i eventit, Amadeus. Chiara është e fundit nga partneret e zgjedhura nga Amadeus për të bashkëorganizuar Festivalin. Në vitin 2022 në skenë dolën Lorena Cesarini, Drusilla Foer, Maria Chiara Giannetta, Sabrina Ferilli dhe Ornella Muti. Kujtojmë se në vitin 2020 bahskëprezantuese e këtij festivali ishte edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu. Në edicionin e fundit të Sanremos triumfuan Mahmood dhe Blanco.