Celebrities Gossip Showbiz

Një bashkëshort si Sinan Hoxha! Këngëtari surprizon partneren e tij për ditëlindje…

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar, të cilët kanë plot 6 vite të martuar së bashku.

Tanimë, ata njihen si një çifti i konsoliduar i showbiz-it, teksa janë dhe prindër të dy engjëjve të vegjël. E teksa nuk ngurrojnë kurrë që ta shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në rrjete sociale ku dhe nuk mungojnë dedikimet në ditë të veçanta si është dhe kjo e sotmja për Andrrën.

Teksa kjo e fundit ka postuar në llogarinë e saj në foto ku duket me një buqetë të madhe trëndafilash dhe e rrethuar me balona në gjithë dhomën e saj.

Epo, Sinani qenka shumë romantik!

https://www.instagram.com/p/CcnJWKjM4go/?utm_source=ig_web_copy_link

Para një viti, dyshja u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Ayan. Rikujtojmë, se djali i parë i Andrrës dhe Sinanit, quhet Ansi dhe ka lindur në maj të 2016-tës.

Edhe pse tanimë prej vitesh bashkë, kjo nuk i pengon disa portale që të spekulojnë dhe ndoshta të abuzojnë me titujt që vendosin. Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur këngëtarit të mirënjohur dhe rreth kësaj ka reaguar partnerja e tij.

Ky i fundit dhe këngëtarja Yllka Kuqi këtë vit kanë realizuar një popturi së bashku. Nga disa foto të kapura me kënde të qëllimshme gjatë performancës së tyre, disa portale kanë spekuluar se mund të ketë diçka mes tyre duke e konsideruar si ‘skandal’.

Andrra e ka ripostuar këtë lajm duke reaguar ashpër dhe duke e cilësuar si turp një aludim të tillë.