Celebrities Live From Tirana

“Një botë që po ecën në një tokë të minuar”/Rezar Xhaxhiu flet për vitin 2021 ekskluzivisht për TAR!

Sot i ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë një nga gazetarët më të njohur Rezar Xhaxhiu. I gjithë diskutimi ka qenë i fokusuar tek mënyra se si ka ikur ky vit dhe se cilat kanë qenë ngjarjet të cilat na kanë mbetur më shumë në mendje.

Si mund ta përshkruash këtë vit?

Po e tërheqim zvarrë. Vijojmë të jemi në ekulibrat e prishur të COVID-19. Okej, e kaluam atë të keqe por po e tërheqim prapë pandeminë derisa të shpëtojmë.

Po ta mendosh i gjithë viti 2021 ka qenë pak më normal se viti 2020, a do të jetë dhe 2022 kështu?

Të gjithë parashikimet thonë se Omicron është fillimi i fundit dhe mbetet për t’u parë, i ka hequr kurorën COVID-19 dhe po shkojmë drejt fundit.

Gjërat nuk ndryshojnë në Shqipëri. Por çfarë mendon Xhaxhiu në lidhje me kulturën e shërbimit?

Unë jam udhëtar i botës dhe lëviz shumë, kam prekur kulturat e ndryshme të shërbimit. Çfarë vë re në raport me këta tanët që më vjen nganjëherë të ulëras kur shkoj nga jugu. Të shikoj turnjtë e stërvarur të kamarierëve. Ç’kanë këto gocat dhe çunat që nuk iu qesh njëherë buza.

Si ishte për ty vetë ky vit Rezar?

Ishte një vit i rëndë. Duke marrë parasysh që kam qenë bashkë-udhëtar i COVID, jo se më ka prekur por psikologjikisht. Më ka penguar të lëviz dhe të udhëtoj, më ka prishur planet. Ndërsa në aspektin profesional një vit normal.

Ai ka shtuar gjithashtu se:

Vit i mbushur me toksika politike. Shoqëria jonë është kaq e varur nga politika. Ne vijojmë që të jemi një shoqëri para politike deri tribale. Ne do të hyjmë në BE në momentin kur femrat shqiptare t’i thonë stop zgjatjes së bishtit të syrit me laps të zi. Është tmerr.

Ndoshta ndodh për shkak të shtimit të strukturave.

Hajde të kopjojmë. Duhet të krijohet një kimi mes gjërave, fenomeneve mes njerëzve dhe më pas ecet më tutje. Ne duam të krijojmë një shoqëri angeleze apo franceze ndërkohë që ata kanë “Magna Carta” që në 1215.

Në lidhje me modernizimin e vendit gazetari vendosi të thoshte se:

Shoqëria kosovare është vite dritë më përpara. Ka të bëjë edhe kultura që kanë trashëguar kosovarët.

Çfarë pret nga ky Vit i Ri?

Në aspektin profesional nuk hy në kategorinë e njërëzve që them kam këtë plan. I përkas asaj kategrie që them dhe mendoj kape çastin, do të vijoj të jem në atë dritaren time të vogël. Nesë me del ndonjë variant përtej punës nuk besoj se mund t’i them jo.

Theksoi gjithashtu:

Është një botë me shumë paparashikime. Po jetojmë në një botë që e kemi parë vetëm nëpër filma thriller.