Celebrities Gossip Showbiz

Një Cardi B pa komplekse fare!

Reperja e njohur Cardi B dukej jashtëzakonisht e pabesueshme teksa shfaqte aftësitë e saj të kërcimit. Këngëtarja 29-vjeçare iu bashkua motrës së saj më të vogël Hennessy, ndërkohë që të dyja filmuan një video për ta postuar më pas në rrjetin social ‘TikTok’.

Krijuesja e hitit ‘WAP’, e cila solli në jetë fëmijën e saj të dytë vetëm disa javë më parë, dukej e mahnitshme teksa bënte lëvizjet e kërcimit ndërkohë që ishte e veshur me një kanatiere të shkurtër me rripa. Ajo që arrinte të binte në sy përveç kërcimit ishte edhe ‘pirsing’ me disa gurë diamanti.

Pas kësaj video të bukur, ajo vendosi që ta postonte në rrjetin e saj social Instagram ndërkohë që edhe kishte shkruar se:

Dëgjo ne provuam. A duhet të bëjmë më shumë tiktoks? Duke kaluar pak kohë argëtuese për motrën @hennessycarolina.

Rikujtojmë se reperi i njohur i ‘Migos’ mahniti gruan e tij gjatë festimeve të ditëlindjes së saj të 29-të. Ai zgjodhi që ta ndante më të gjithë lajmin e dhuratës së tij surprizë ndërkohë që mori mikrofonin. Gjatë festës në Los Angeles në ‘River Studios’, Offset ndau një video në një ekran të madh të banesës që ndodhet në Republikën Dominikane, e cila përpos të gjithave është e përbërë gjithashtu nga një pishinë e madhe në çatinë e saj.

Në pamjet video të qarkulluara në internet, ai dëgjohet duke iu drejtuar bashkëshortes së tij me fjalët:

Unë ndalova së bleri diamantët më të mëdhenj që mund të merrni, unë ju bleva gjithçka, kështu që këtë vit doja të blija diçka që do të kishte kuptim. Ju më dhatë djalin tim të bukur. Unë ju kam blerë një shtëpi në DR. Kam shpenzuar disa miliona për këtë, pikërisht këtu.

Kjo dhuratë mesa duket i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe Cardi B, e cila në ato momente thjesht kishte mbetur e shokuar dhe nuk dinte si të vepronte.