Celebrities Showbiz

Një ceremoni e dytë në Itali? Armina Mevlani rrëfen si i shkoi muaji i mjaltit!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Më datë 25 shtator, blogerja e njohur Armina Mevlani veshi fustanin e bardhë dhe i tha ‘Po’ në altar partnerit të saj, Shkëlzen Berisha në një dasmë që padyshim mori një vëmendje shumë të madhe në rrjete sociale. Nuk munguan në portale e media online foto dhe video nga ambienti i brendshëm, por dhe nga postimet e të ftuarve kuptuam disa nga VIP-at e ftuar në dasmë.

Teksa javën e kaluar nuk mundi të ishte në panelin e “Goca dhe Gra”, Armina na tregoi mbrëmjen e kaluar se si i shkoi ‘muaji i mjaltit’. Blogerja tregoi se ajo dhe Shkëlzen Berisha kishin përvejtorin e lidhjes, të cilin e festuan në të njëjtin vend ku nisi gjithçka. Megjithatë ajo mohoi zërat e një ceremonie të dytë në Itali.

Nuk isha në muaj mjalti se ai është një muaj, as javë, ishte një fundjavë, u rikthyem në atë identitetin e lidhjes tonë se kishim edhe përvjetorin. Shkuam prapë në të njejtin vend, shkëmbyem ato premtimet, bëmë edhe një set fotografik që do ta ndaj së shpejti. Duhet të riktheheshim aty se kjo e Tiranës ishte shumë e madhe, doja diçka më intime.

Bukuroshja gjithashtu është mjaft aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka bërë një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj ku është përgjigjur kurioziteteve të ndryshme që ata mund të kenë. E në disa përgjigje Armina na rrëfeu pak më shumë nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj duke na treguar dhe disa foto që nuk i kishim parë.