Celebrities Gossip Showbiz

Një çift ‘classy’ si Klea Huta dhe Elgit Doda!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Vetëm pak më parë Klea dhe Elgiti kanë postuar një foto të tyre para pasqyrës, ku janë të ftuar në një dasmë të të afërmit të tyre. Klea është e veshur me një fustan ngjyrë blu ndërsa Elgiti me një këmishë dhe pantallona të zeza dhe mund të themi se duket shumë klas e këtë nuk mund të mos e përmende Elgiti, i cili shkruan:

Nuk jemi të dy zi po jemi classy

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

Megjithatë, duket se ky vit vetëm sa paska nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije një prej bashkëpunëtoreve të tij, e cila e pyetur në një ‘Ask’ për projektet e ardhshme të producentit, dha përgjigjen që të gjithë donim të dëgjonim dhe këtë e ripostoi vetë ai.