Celebrities Gossip Showbiz

Një çifti i ri në ‘Për’Puthen’, Mikela dhe Erioni na falin momentet më romantike!

Alvisa dhe Bashkimi ishin dyshja e parë të cilët dolën si çift nga emisioni “Për’Puthen” . Pas tyre së bashku dolën Anna Gjini dhe Bruno Shemsho, e një tjetër dyshe vendosi të vazhdojnë dashurinë e tyre jashtë programit, larg syrit të kamerave apo jetës publike. Bëhet fjalë për Mikelën dhe Erionin që prej kohësh kishin treguar se dëshironin të dilnin bashkë nga ‘Për’Puthen’.

E mbrëmjen e djeshme në natën e Prime, dyshja na falën disa momente shumë romantike. Fillimisht, çifti kërceu së bashku dhe më pas një surprizë shumë e bukur erdhi për Mikelën nga partneri i saj. Ky i fundit i dedikoi asaj një këngë që e emocionoi shumë bukuroshen dhe gjithashtu tregoi se nuk do ta publikojë në asnjë platformë për qëllime përfitimi pasi është vetëm për Mikelën.

Por, momentet romantike mes tyre nuk përfunduan me kaq. Pas kësaj, të gjithë shkuan në një ambient të zbukuruar posaçërisht për dyshen. Mikela dhe Erioni i bën njëri-tjetrit premtime aq sa romantike aq edhe ‘funny’, por më e bukura e të gjithave ishte shprehja e emocioneve nga ana e bukuroshes.

Nuk ta kam thënë kurrë, por dua të të them që të dua!

Teksa për momentin, Mikela dhe Erioni janë çifti i vetëm i mbetur nga ky ‘Për’Puthen’ pasi Alvisa dhe Bashkimi, të cilët ishin të parët i dhanë fund lidhjes së tyre pak kohë pas daljes nga programi. Urojmë që e njëjta gjë të mos ndodhë mes dyshes Erion-Mikela.