Celebrities Showbiz

Një Conor McGregor që nuk jua priste mendja kurrë!

Epo Conor McGregor mesa duket përveçse është një boksier i njohur dhe në pamje të parë është shumë i egër, di që të jetë edhe një baba shumë i përkushtuar. Ditën e djeshme ai së bashku me fëmijët e tij morën pjesë në pagëzimin e djalit të porsalindur Rían, në Vatikan të Romës.

Ylli i ndeshjeve të ‘MMA’-s u fotografua teksa dilte nga makina kapur dorë për dore me dy fëmijët e tij, vajzën e vogël 2-vjeçare Croia dhe djalin dy vite më të madh Conor Jr. Për ta kjo mesa duket ishte një ditë shumë e veçantë.

Cute: Conor McGregor was every inch the family man as he arrived for his newborn son Rían's christening at the Vatican in Rome on Friday with his daughter Croia, 2, and four-year-old son Conor Jr

Ai u shoqërua edhe nga partnerja e tij Dee Devlin. Çifti po planifikojnë të martohen së shpejti. Ata u takuan në një klub nate në Irlandë kur Conor ishte vetëm 19 vjeç. Conor dhe Dee mirëpritën foshnjën Rian në muajin maj dhe boksieri vërtetoi se e donte jetën e tij si babai i tre fëmijëve, ndërkohë që  shtynte karrocën e djalit të tij nëpër rrugët e Italisë.

Conor tregoi anën e tij më të butë këtë herë. Boksieri kishte rezervuar të gjithë tarracën e hotelit për darkë dhe një aperitiv para shërbesës speciale të kishës.

Rikujtojmë gjithashtu se ai dhe reperi amerikan Machine Gun Kelly janë grindur fizikisht në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards”. Por më e rëndësishmja është se të pranishmit arritën t’i ndanin nga njëri-tjetri shumë shpejt. Nuk u bë menjëherë e qartë se cila kishte qenë arsyeja e sherrit, por përfaqësuesi i McGregor mohoi që përleshja të kishte ndodhur pavarësisht dëshmive fotografike. Vetë boksieri i famshëm gjithashtu gjatë deklaratës së tij shtoi se:

Asgjë nuk ndodhi me mua, unë luftoj vetëm luftëtarë të vërtetë, njerëz që luftojnë në të vërtetë, ju e dini se çfarë dua të them. Unë me siguri nuk luftoj me reperët e vegjël. Unë as nuk e njoh djalin. Unë nuk di asgjë për të, përveç se ai është me Megan Fox.