Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Një dashuri me shikim të parë si ajo e Matthew Broderick me Sarah Jessica Parker!

Së fundmi, bashkëshorti i aktores Sarah Jessica Parker ka dhënë një intervistë për “Watch What Happens Live” dhe u desh veç të tregonte takimin e parë me aktoren për të kuptuar se dashuria e tyre ka qenë me shikim të parë. Matthew Broderick u shpreh se:

E pashë duke ecur në rrugë dhe menjëherë e kuptova se ajo ishte e duhura.

Kur u pyet për cilësitë që pëlqen më shumë te bashkëshortja e tij, ai listoi humorin dhe mençurinë e saj. Kjo deklaratë e ëmbël dashurie vjen menjëherë pasi u dha lajmi për rikthimin e tyre në një skenë së bashku, më shumë se 20 vite nga hera e fundit që kanë interpretuar bashkë. Sjellim në vëmendje se dyshja e njohur kanë 3 fëmijë, djalin 19 vjeç dhe dy vajza binjake.

Së fundmi Parker ka vendosur që të japë një intervistë ekskluzive për prestigjozen “Vogue”. Bukuroshja ka prekur tema të veçanta dhe ka dhënë shumë detaje të reja nga jeta dhe karriera e saj, që askush nuk i ka ditur më parë. Intervista është zhvilluar në një nga shtëpitë e saj. Këtë herë ajo nuk ndodhej në pronën në West Village që e ka së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Matthew Broderick dhe vajzat e tyre binjake, Tabitha dhe Loretta.

Kjo i përket një nga personazheve me të cilët edhe vetë Parker ka qenë e lidhur jashtëzakonisht shumë ngushtë gjatë gjithë karrierës së saj, Carrie Bradshaw. E si mund të mos vlerësohet ikona e “Sex and the City”, i cili u transmetua për gjashtë sezone, midis viteve 1998 dhe 2004.