Food & Drink Travel

Një dhe i vetëm në të gjithë botën! Njihuni me Muzeun më të madh të Çokollatës në Turqi!

Ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje se do të kishte një muze çokollate, ose më saktë një ujëvarë ku në vend të ujit është çokollata? Mos u habisni sepse me të vërtetë ky muze ekziston! Ai ndodhet në qytetin e Stambollit në Turqi dhe normalisht që është i vetmi. I vendosur pranë Fabrikës së Çokollatës Pelit, Muzeu i Çokollatës Pelit është një nga muzetë më të njohur në Stamboll, pavarësisht vendndodhjes së tij të largët, Esenyurt.

Muzeu hapi dyert e tij në vitin 2013 dhe ju çon në një aventurë duke filluar me historinë e prodhimit të çokollatës. Sigurohuni që të shihni qindra objekte të bëra nga çokollata, duke përfshirë Hagia Sophia, Kullën Galata, Kullën e Leander-it dhe madje edhe një fshat me çokollatë! Përveç kësaj, ekziston edhe një vend i vogël çokollate për fëmijë. Besohet se për prodhimin e muzeut janë përdorur më shumë se tre ton çokollatë.

Vendndodhja e Muzeut të Çokollatës Pelit dhe si të arrini atje?

Siç edhe e përmendëm më lart Muzeu i çokollatës Pelit ndodhet pranë Fabrikës së Çokollatës Pelit në zonën industriale Esenyurt që është afërsisht 30 km larg qendrës së qytetit të Stambollit (Sulltanahmet dhe Taksim). Mënyra e vetme për të arritur në muze është ose me taksi ose me makinë private. Stacioni më i afërt i transportit publik në Muzeun e Çokollatës Pelit është stacioni i metrobusit Beylikdüzü.

Hyrja në këtë Muze të mahnitshëm është 60 lira turke për nxënësit e shkollave ndërsa 75 lira turke për të rriturit. Drejtori i muzeut thotë se ata u nisën në vitin 1957 për të jetuar çdo moment të jetës në maksimum dhe për t’i dhënë shije lumturisë.

Gjëra të mira ka kudo në muze, ju ofrojnë çokollatë nga ujëvara e çokollatës që rrjedh gjatë gjithë kohës. Pasi të keni hyrë në muzeun e çokollatës kaloni në seksionin kryesor të tij ku edhe do të mund të gjeni edhe një ujëvarë me çokollatë.