Celebrities Gossip Showbiz

Një dhuratë e pazakontë i vjen komedianit Nick Cannon, por nga kush?!

Dita e Shën Valentinit erdhi pak herët këtë vit për Nick Cannon. Moderatori dhe komediani ndau së fundmi një foto të tij duke qëndruar pranë një makinete të mbushur me prezervativë. Ai shkroi krahas fotos të postuar në llogarinë e tij në Instagram:

Duket sikur dikush sapo më dërgoi një dhuratë për Ditën e Shën Valentinit më herët! Makineta plot “Magnums”.

Komediani, 41 vjeç, së fundmi njoftoi se është në pritje të fëmijës së tij të tetë me Bre Tiesi, pasi kishte zbuluar javë më parë se djali i tij Zen me modelen Alyssa Scott ndërroi jetë nga kanceri i trurit në moshën 5 muajshe. Komediani i “Wild ‘N Out” gjithashtu zbuloi kohët e fundit se terapisti i tij e këshilloi të bëhej beqar pasi ndau lajmin se Tiesi ishte shtatzënë.

Cannon filloi udhëtimin e tij të beqarisë pasi priti katër fëmijë me tre gra të ndryshme në më pak se një vit. Qershorin e kaluar, moderatori i “All That” mirëpriti Zen dhe binjakët Zion Mixolydian dhe Zillion Heir me Abby De La Rosa. Gjashtë muaj më parë, Cannon dhe Brittany Bell mirëpritën vajzën Powerful Queen, së bashku me djalin e tyre 4-vjeçar Golden. Ai gjithashtu ka binjakët 10-vjeçarë Moroccan dhe Monroe me ish-bashkëshorten Mariah Carey.

Sa i përket faktit se kush i ka bërë dhuratën e pazakontë, shumë njerëz janë të bindur se pas saj qëndron komediani Kevin Hart. Një ndjekës shkroi:

Ky ishte Kevin me siguri…