Aktualitet

Një diplomate gjermane pritet të drejtojë delegacionin e BE-së në Shqipëri!

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njoftoi emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit Europian.

Christiane Hohmann është nominuar si kryetare e delegacionit të Unionit në Shqipëri. Aktualisht, diplomatja është ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnjë e Hercegovinë.

Ata do të emërohen zyrtarisht pas marrjes së marrëveshjeve përkatëse nga vendet e tyre pritëse. Christiane Hohmann pritet të zëvendësojë Luigi Soreca-n i cili përfundoi misionin diplomatik në vendin tonë.