Celebrities Showbiz

Një Ditë Falenderimesh për të mos u harruar, Alex Rodriguez zgjodhi që ta festonte me…

Ish-partneri i këngëtares së njohur Jennifer Lopez, Alex Rodriguez zgjodhi që ta festonte Ditën e Falënderimeve me njerëzit e tij më të dashur. Ai festoi së bashku me dy vajzat e tij, Natasha dhe Ella, të cilat ai i ndan me ish-bashkëshorten Cynthia Scurtis, e cila ishte gjithashtu e pranishme.

Familjes i ishte bashkur edhe bashkëshorti i Cynthia-s, Angel Nicolas, dhe vajza e çiftit, Camilla. Rodriguez postoi foto nga darka familjare në rrjetin e tij social Instagram, duke përfshirë një foto në grup dhe një foto të ëmbël me vajzat e tij adoleshente.

Në Story-n e tij në Instagram, ish-lojtari i bejsbollit ndau gjithashtu edhe një selfie, që me sa duket ishte bërë më herët gjatë ditës.

Familje, Gjel i detit, futboll. Gëzuar Ditën e Falënderimeve të gjithëve.

Postimet e Rodriguez për Ditën e Falënderimeve vijnë pas një viti ku ylli 46-vjeçar e festoi festën e falenderimeve me ish- të fejuarën Jennifer Lopez në vitin 2020.

Rikujtojmë se pas ndarjes nga J.Lo, Alex Rodriguez duket se është gati për një lidhje të re. Thuhet se A-Rod i ka dërguar mesazhe Kelly Bensimon, yllit të ‘reality show’-t “Real Housewife of New York”, duke i kërkuar të dalin bashkë. Një burim i brendshëm është shprehur se:

Ata kanë një marrëdhënie të lezetshme dhe flirte me mesazhe. Alex i ka kërkuar asaj të dalin bashkë më shumë se një herë, megjithëse ajo nuk ka dalë në një takim me të.

Ndërkohë që ndarja e bujshme e tij me bukuroshen Jennifer Lopez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe nuk kalohet pa u vënë re edhe pse kanë kaluar tashmë muaj të tërë.  Gjatë kohës që Alex ka qenë i ftuar së fundmi në një bisede për “American League Division Series” ka bërë disa deklaratat jo të mira, të cilat bënë edhe xhiron e rrjeteve sociale.