Celebrities Music Showbiz

Një divë si Lady Gaga! Këngëtarja elektrizon skenën me performancën e saj në Muzeun Akademik në Los Angeles!

Ndërsa “Oscar” nuk do të jepet për disa muaj, yjet dolën për të festuar hapjen e madhe të “Muzeut të Akademisë për Fotografitë”, përfshirë këngëtaren e njohur Lady Gaga. Ajo performoi gjatë inagurimit të Muzeut, i cili do të hapet për publikun në datën 30 Shtator. Ndër yjet e pranishëm ishin këngëtarja Katy Perry, aktori Orlando Bloom, aktoret amerikane Sarah Paulson, Tiffany Haddish, Laverne Cox, Laura Dern dhe Selma Blair.

Gaga doli në skenë me një fustan të gjatë argjendi të ndritshëm, i cili tregonte këmbët e saj në pjesën e përparme dhe një bisht në pjesën e pasme. Ajo kishte vendosur t’i kapte flokët e saj bjond, ku binin në sy vathët e gjatë me diamant ndërsa performonte në skenë. Këngëtarja e përfundoi pamjen e saj me një palë taka argjendi. Lady Gaga kohët e fundit, shtyu turneun e saj “Chromatica Ball” për herë të dytë për shkak të COVID-19. Në një deklaratë, në muajin qershor ajo tha se:

Ndërsa disa vende të botës po bëjnë hapa të shpejtë për t’u hapur, të tjerët nuk janë ende gati. Kështu që derisa të mund të konfirmojmë të gjitha datat globale, duhet të shtyjmë shfaqjet e “Chromatica Ball” për verën e vitit 2022.

Ajo gjithashtu po përgatitet për shfaqjen e saj të dytë të madhe filmike me një rol të ri në dramën e ardhshme “House of Gucci”. Këngëtarja luan rolin e Patrizia Reggiani, gruaja që organizoi vrasjen e ish-burrit të saj Maurizio Gucci. Ajo luan së bashku me aktorët Adam Driver, Al Pacino, Jared Leto, Salma Hayek dhe Jack Huston në filmin e ri të “Ridley Scott”, i cili do të shfaqet në kinema në datën 24 Nëntor.

“Love For Sale” (Dashuri në shitje) është titulli i albumit të ri që sheh Lady Gaga dhe Tony Bennett të takohen sërish pas suksesit të vitit 2014 me albumin “Cheek to Cheek”. Albumi do të dalë më 1 tetor dhe do të jetë një homazh për Cole Porter me duete dhe interpretime solo nga të dy artistët.