Aktualitet Rajoni

Një dozë e vaksinës e pamjaftueshme për të hyrë në Kosovë, ja rregullat e reja!

Ministria e Shëndetësisë bëri  të ditur se nga 13 tetori ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë i cili kërkon dy doza të vaksinës për të gjithë personat që hyjnë në Kosovë.

Po ashtu, sipas këtij vendimi, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në ambientet e punës, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo ndonjërën nga dëshmitë tjera, transmeton Zeri.info.

Dëshmitë e tjera që kërkohen përveç dozave të vaksinës janë; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë) ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.