Celebrities Gossip Showbiz

Një dyshe bombastike! Elvana Gjata dhe Dhurata Dora paralajmërojnë një super surprizë…

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Mund të themi që kjo verë do të jetë vera e bashkëpunimeve, pasi deri më tani shumë artistë kanë publikuar bashkëpunimet e tyre dhe shumë të tjerë kanë lajmëruar se do të lansohen shumë shpejt.

Së fundmi dy nga këngëtaret shumë të njohura dhe të dashura për publikun kanë lajmëruar se së shpejti do të vijnë me një super bashkëpunim dhe janë pikërisht Dhurata Dora dhe Elvana Gjata. Të dyja bukuroshet kanë postuar një foto të tyre në ‘Instagram’ dhe kanë etiketuar njëra-tjetrën duke shkruar “po vjen” dhe “së shpejti”.

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri. Dhe, si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares.

Kujtojmë se Dhurata ka ripostuar në ‘Instastory’ suksesin e një prej këngëve të saj që është bashkëpunimi me reperin e famshëm ndërkombëtarisht Soolking. ‘Zemër’ është padyshim një super hit që edhe pse ka tre vite nga publikimi sërish vazhdon të rritet me klikime dhe së fundmi ka arritur 700 milion klikime. Këtë e ka bërë me dije vetë Dhurata me një postim në ‘Instastory’, ku dhe falenderon të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.