Design Fashion Lifestyle

Një ekspozitë e veçantë siç vetëm Louis Vuitton di ta sjellë!

Louis Vuitton mbushi 200 vjeç gushtin e kaluar dhe për të festuar trashëgiminë e ditëlindjes së themeluesit (lindur më 4 gusht 1821), marka luksoze ka hapur një ekspozitë ndërkombëtare udhëtuese që shfaq “valixhe imagjinare të krijuara nga 200 vizionarë”. Ekspozita “200 Trunks, 200 Visionaries” mbërriti së fundmi në Los Anxhelos pasi fillimisht u zbulua në Francë dhjetorin e kaluar dhe më pas u ndal në Singapor në prill. Ekspozita ftoi shumë personalitete me ndikim të përdorin valixhen ikonike të Louis Vuitton si një kanavacë krijuese për të ëndërruar vizionin e tyre.

Lista e pjesëmarrësve përfshinte stilistin Marc Jacobs, aktivisten e njohur Gloria Steinem, arkitektin me famë botërore Frank Gehry, grupin muzikor BTS, bashkëshortin e Ricky Martin, piktorin Jwan Yosef, artistin e njohur të grimit, Pat McGrath, etj. 200 valixhet e paraqitura në ekspozitë do të dalin në ankand në Sotheby’s në vitin 2023 dhe të gjitha të ardhurat do t’u dhurohen organizatave bamirëse që mbështesin përpjekjet krijuese të të rinjve.

Faqja gjithashtu thotë se Louis Vuitton është zotuar të dhurojë 10,000 € në emër të secilit ‘vizionar’ (pjesëmarrës) në një nga 15 organizatat jofitimprurëse, nga e gjithë bota, që përfaqësojnë shumë aspekte të ndryshme të krijimtarisë. Ekspozita “200 Trunks, 200 Visionaries” është zgjeruar gjithashtu në mënyrë që të mund të ndalet në Nju-Jork pas Los Angelos.