Celebrities Gossip Showbiz

“Një ëndërr që po bëhet realitet…”, për çfarë e ka fjalën Luana?

Siç dihet tanimë, Luana pas pauzës që po merr që prej përfundimit të emisionit të saj po angazhohet në muzikë. Së fundmi, prezantuesja na ka treguar vazhdimisht se është duke u marrë me xhirimet e këngës së saj të re.

Teksa ditën e sotme, Luana ka postuar një foto në story ku duket gjatë xhirimeve të këngës së saj më të re, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin:

Një ëndërr që po bëhet realitet.

Në mënyrë të tillë, Luana e ka cilësuar këtë këngë si një ëndërr që po bëhet realitet. Nuk e dimë ende se për çfarë arsye ka kaq shumë rëndësi kjo këngë, prandaj na mbetet të presim.

Deri më tani, dimë se titulli i këngës është “1 Mijë Vjet” dhe një ndër look-et e Luanës, të cilën na i ka prezantuar ajo vetë.