Celebrities Showbiz

Një festë e përbashkët beqarie me të fejuarin, ja si i kaloi Paris Hilton ditët e fundit para dasmës!

Paris Hilton zgjodhi Las Vegas si destinacionin përfundimtar për të festuar ditët e saj të fundit si një grua beqare. Ajo së bashku me të fejuarin, Carter Reum, u arratisën në ‘Sin City’ gjatë fundjavës që lamë pas me një grup miqsh dhe familjarësh të ngushtë, përfshirë motrën e saj Nicky Hilton, për festën e përbashkët të beqarisë.

Për natën e saj të veçantë, Paris veshi një fustan të verdhë neoni, për ta ndërruar atë më vonë me një fustan rozë me shkëlqim ndërsa u pa duke vallëzuar nën ritmet atmosferës së festës unike. Ata gjithashtu shijuan një darkë intime dhe shumë romantike me qirinj pranë pishinës në “Resorts World”, ku dhe po qëndronin.

Më pas Paris ndau dhe një postim ku solli në kujtesë një moment nga e kaluara. Ajo shkroi:

U zgjova në Vegas… Unë jam në Vegas këtë fundjavë për festën time të beqarisë të përbashkët me të fejuarin tim. Po kthej në kujtesë një nga momentet e mia të preferuara në Pusshycat Dolls Lounge.

Hilton u fejua me Reum në muajin shkurt të këtij viti, kur ai i bëri një propozim romantik në një ishull privat, i rrethuar nga familjarët e tyre. Reum, një mik i ngushtë i familjes Hilton, e njihte Parisin për 15 vjet para se të lidheshin për herë të parë në një festë pas “Golden Globes” në janar të vitit 2020. Ajo më parë tha për “People” se pandemia u dha atyre një shans për të ndërtuar marrëdhënien e tyre.

Rikujtojmë se, bukuroshja ka zbuluar në emisionin e “The Tonight Show” se planifikimi i dasmës është një dhimbje koke, por pjesa e modës është mjaft argëtuese. Përzgjedhja e fustaneve është e në thelb, e vetmja gjë që ajo ka bërë. Dasma e Hilton do të filmohet për një dokumentar të ardhshëm me seri.