Celebrities Gossip Showbiz

Një festë me plot miq, por Loredanës këtë vit i mungoi dikush shumë i rëndësishëm…

Ditën e djeshme Loredana festoi ditëlindjen dhe organizoi një festë me miqtë e saj. Ndryshe nga ditëlindjet e tjera, këngëtarja duket të mos i ketë edhe aq mirë punët me gjendjen emocionale. Kjo gjë u tregua nga vetë ajo, kur postoi një video në Instastory ku u shfaq e përlotur teksa dëgjonte këngën e EAZ “Everything”.

E teksa ka ndarë foto në rrjete sociale ku shfaqet me miqtë e saj dhe familjarë duke festuar ditëlindjen, këtë herë ishte dikush shumë i rëndësishëm për të që mungonte. Bëhet fjalë pikërisht për Mozzik, i cili nuk u duk asgjëkundi, duke vërtetuar kështu ndarjen përfundimtare mes tyre.

Lori me anë të një postimi ku shfaqet së bashku me Mozzik ku ka treguar datën e lançimit të albumit të ri nga ish- çifti dhe ka thënë disa fjalë shumë të ndjera rreth ndarjes së tyre. Ajo tregoi që dy artistët janë vetëm prindër të vajzës së tyre Hana-s dhe thjesht ruajnë kontaktet mes tyre.

Kujtojmë se vetëm para pak ditësh u publikua kënga më e re e albumit “No Rich Parents”. Deri më tani kënga numëron plot 1.6 milion klikime dhe pritet të pasohet edhe nga këngët e tjera të albumit të dyshes.