Celebrities Pardon My French

Një fillim mjaft i bukur në Top Media, ja si i përshkruan Eni Shehu ‘hapat’ e tij të parë!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonidën dhe Elonën ka qenë gazetari dhe moderatori i njohur, Eni Shehu. Ai nuk ka folur vetëm për ecurinë e karrierës së tij gjatë gjithë këtyre viteve por është ndalur edhe tek pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP” dhe tek projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti prej tij.

Eni ka zbuluar edhe njëherë për të gjithë dëgjuesit e radios se si e ka nisur punën e tij në Top Media në vitin 2003 në një nga emisionet më të pëlqyera asokohe nga të gjithë të rinjtë “Top Select”.

Top Albania tani është rinuar ka ndryshuar. Kanë qenë Ledioni, Xhoi, Gerta, Arbana, Ermali.Me shumë kolegë të tjerë, i njëjti brez.

Më pas ai ka treguar edhe ecurinë pas shkëputjes ku fokusi u kthye shkolla e lartë, në Akademinë e Arteve dega aktrim.

Shkolla ishte një 4-vjeçar shumë i lezetshëm, ndryshe nga çdo universitet që mund të mendojë njeriu të projektojë të ardhmen në këndvështrimin tim në atë kohë doja që të kaloja mirë për momentin. Në regji dola i fundit në konkurs por në aktrim dola i pari. E doja aktrimin, doja të kishte edhe pak angazhim më tepër nga ana ime përveç talentit që ishte i pari në aktrim. Kam shumë vite që bashkëpunoj me Verën. 

Si ka qenë dita e parë që trokite në Top Media?

Ka qenë shumë e bukur, nuk mbahem për memorie të fortë. Ka qenë një audicion i hapur për ‘Top Select’, me shumë të rinj sepse ka qenë i vetmi program, në atë kohë të gjithë prodhimet e Top Channel-it ishin shumë të ndjekura. Isha shumë i ri, 17 vjeç bëra atë ‘5 minutshin tim’, ka qenë Korrik dhe menjëherë pas audicionit jam nisur për në Dhërmi. Një hapje e thjeshtë programi, një prezantim kënge një improvizim i thjeshtë. Ika në Dhërmi pa e kthyer kokën pas me idenë që Ardit Roshi që prezanton në atë kohë ‘F1’ dhe flitej që do ishte ai i vendosur. Kur kthehem nga pushimet më thonë më pas që isha zgjedhur. Rroga më shkonte goxha sepse bëja edhe spotet publicitare. 

Eni Shehu ka treguar se është duke punuar për një projekt të ri ku i vetmi detaj që na zbuloi është se do të ketë juri. Na mbetet të presim edhe pak për të parë të realizuar këtë projekt sepse vetë moderatori tregoi se po punon shumë. Pa u shkëputur nga talenti i tij, aktrimi gazetari ka thënë se ka shumë dëshirë të bëjë edhe një shfaqje në teatër me një karakter që t’i shkojë për shtat dhe të jetë i thellë në vetvete.