Celebrities Film & Tv Gossip

Një film ‘i mbushur’ me yje, publikohet traileri i ‘Amsterdam’!

Pas ‘Thor: Love and Thunder’, Christian Bale ka një tjetër projekt që vjen në kinema këtë vit. ‘Amsterdam’, traileri i të cilit sapo është publikuar, është filmi më i fundit nga regjisori i ‘American Hustle’ dhe ‘Silver Linings Playbook’, David O. Russell. Në film marrin pjesë një kast i mbushur me yje si Margot Robbie, John David Washington, Robert de Niro, Rami Malek, Chris Rock etj.

‘Amsterdam’ zhvillohet në vitet 1930 dhe ndjek  Uashington dhe Robbie si një dyshe që duhet të ndihmojnë Bale pasi ai akuzohet për vrasje. Gjatë rrugës, ata takojnë personazhe të ndryshëm të çuditshëm dhe e gjejnë veten në mes të një komploti të madh amerikan.

Më poshtë është një listë e shkurtër e aktorëve që shfaqen në këtë film veç tre protagonistëve:

Robert De Niro

Timothy Olyphant

Zoe Saldana

Rami Malek

Michael Shannon

Andrea Riseborough

Mike Myers

Taylor Swift

Chris Rock

Anya Taylor-Joy

Michael B. Jordan

‘Amsterdam’ është filmi i parë që rikthen shkrimtarin dhe regjisorin David O. Russell që nga viti 2015. Kjo ndërprerje ka ardhur nga reputacioni i Russell si jashtëzakonisht i vështirë për të punuar me të, veçanërisht për aktoret. Një video famëkeqe e tij duke bërtitur me fyerje ndaj Lily Tomlin në xhirimet e filmit “I Heart Huckabees” u shfaq në vitin 2004 dhe abuzimi i tij verbal thuhet se e bëri Amy Adams të qajë (duke bërë që Bale të ndërhyjë për ta mbrojtur atë) gjatë produksionit të ‘American Hustle’.

Traileri zbulon gjithashtu edhe disa personazhe në film si Drake dhe Adel “Future” Nur.

Filmi pritet të dalë në kinema në nëntor.