Botë e Çuditshme Celebrities

Një fotografi me autograf e bejsbollistit të famshëm Joe Jackson shitet për shumën marramendëse!

Një foto e bejsbollistit të famshëm amerikan, Shoeless Joe Jackson, e vitit 1911, e shkrepur nga Frank W. Smith u shit 1,47 milionë dollarë, që e bën shitjen më të paguar ndonjëherë për një fotografi sportive të nënshkruar. Fotografia u ofrua nga shtëpitë e ankandeve “Christie’s” dhe ”Hunt” në Nju Jork.

Ankandi paraqiti 246 objekte, përfshirë një shkop bejsbolli profesional të Babe Ruth, që u shitën për 1,05 milion dollarë, një kartolinë të Lou Gehrig, të vitit 1925, që u shit për 687 500 dollarë dhe një letër të shkruar me dorë të Joe DiMaggio për Marilyn Monroe, të vitit 1952, që u shit 525 000 dollarë.

Në përshkrimin e tij të ankandit, ‘Christie’s’ tha se fotografia nga Frank W. Smith tregonte Jackson në stërvitjen pranverore në Aleksandri, Luiziana, në Mars 1911 dhe ishte me cilësi “të jashtëzakonshme”.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se një kasetë audio e këngëtarit të ndjerë, John Lennon që këndon këngë të pa publikuara gjatë qëndrimit të tij në Danimarkë në vitin 1970 ka dalë në ankand në Kopenhagen. Regjistrimi, i vlerësuar midis 32,000 dhe 50,000 euro, zgjat 33 minuta dhe i përket katër burrave që takuan Lennon-in si adoleshent, gjatë viteve 1969-1970 në bregun perëndimor të Danimarkës.

Së fundmi gjithashtu mediat e huaja kanë raportuar se kitara, e përdorur nga kitaristi i njohur Johnny Ramone për gati 20 vjet, u shit në ankand për më shumë se një milion dollarë. Sipas shtëpisë së ankandit, kitara elektrike “Mosrite Ventures II” nga viti 1965 u nxor në ankand së bashku me rekuizita të tjera të përdorura nga grupi “The Ramones”.