Fashion

Një frymë e re për meshkujt! Cili është koleksioni i ri që do të bëjë bujë?!

Aksesorët e sidomos bizhutë kanë qenë gjithmonë shumë të preferuara dhe i japin lirinë një personi të shprehë stilin e tij me anë të modelit apo materialit të cilin zgjedhin të mbajnë. Jemi mësuar me idenë se bizhutë janë më të përdorura dhe i shkojnë mqë shuëmë femrave, por sigurisht nuk mund të mungojnë ato për meshkuj, të cilat kanë patur një super sukses dhe janë të shumtë ata që i përdorin ato.
Së fundmi është lançuar një linjë e re me aksesorë për meshkujt, në të cxilat ka një diversitet produktesh dhe linjash, shumë moderne por në të njëjtën kohë me një histori apo simbolikë në to.

Varëse shumë fine, me detaje të imëta por në qendër mbajnë një gur, byrzylykë të hollë të mbuluar me diamantë si dhe gjerdanë të stilit ‘chocker’ me detaje të kuq safiri janë vetëm disa prej pjesëve të koleksionit, i cili nxjerr në pah dizajnerët e bizhuterive që punojnë në pjesë të ndryshme të botës dhe me estetikë tepër unike të dizajnit. Përzgjedhja e prodhiuesve të aksesorëve është bërë në bazë të stilit inovativ që është përdour në krijimet e bizhuve dhe nuk kishte shumë rëndësi nëse ata kanë një prejardhje nga “Place Vendôme” apo punojnë nëpër atelietë e Londrës.

Markat e zgjedhura për lançim kanë të gjitha një të përbashkët, bizhuteri të cilat janë të punuara kryesisht në mënyrë artizanale dhe kanë në thelb tekstura të ndryshme.
Pjesë shumë minimaliste, unaza ari me teksturë, varëse diamanti apo me gurë shërues, të cilat janë përhapur vërtetë shumë dhe mund të jetë një ide shumë e këndshme për dhuratë.

Bizhuteritë për meshkujt sa po vijnë dhe shtohen, pra ka një shumëllojshmëri modelesh dhe stilesh. Diçka e tillë krijon dëshirën për të shprehur veten, si dhe një vlerësim për mjeshtërinë e përdorur në to. Nga ana tjetër ndodh që të kemi një dëshirë për të veshur diçka me kuptim, apo për t’ju përshtatur një stili të veçantë.
Të grupuara në katër elementë: kreativiteti, simbolika, modernizmi dhe mjeshtëria – pjesët e ndryshme të kategorisë janë të stiluara për të treguar që bizhuteritë, të cilat për një kohë të gjatë konsiderohen si femërore, po i japin gjithnjë e më shumë prezencë stilit mashkullor.

Mjeshtëria

Këto pjesë janë punuar me dorë nga lëndët e para më të mira në një proces që kërkon shumë kohë. “Laud”, me qendër në Londër, është i njohur për unazat dhe varëset prej ari 18 karat, që pasqyrojnë trashëgiminë e themeluesit të markës Jeff Awah. Pjesët e Jeff janë kanë shumë detaje unike, të tilla si një unazë ari të verdhë e përzierë me të bardhë. Pjesa e jashtme është arë i verdhë, por në brendësi fsheh një arë të bardhë duke krijuar iluzionion e dy unazave në një.

Pjesët e punuara me dorë të zonjës Orit Elhanati përmbajnë një estetikë minimaliste daneze me ngrohtësinë dhe karakterin e Lindjes së Mesme. Ari i verdhë i ricikluar, 18 karat, i punuar në forma unike, ndërsa gurët priten me saktësi për t’iu përshtatur secilës copë.

Ari ka një përzierje sekrete që ka një përfundim mat në fillim dhe bëhet më i lëmuar me kalimin e kohës, ndërsa historia evoluon me personin që e mban.

Ndërkohë, zonja Anaïs Rheiner dhe z.Thibaud Etcheberry nga “Healers Fine Jewelry” në Paris, përdorin gurë me ngjyra, të cilët janë shërues.
Gjerdanët dhe varëset kanë kurriz të hapur, në mënyrë që gurët të mund të prekin lëkurën dhe t’i transferojnë vetitë e tyre shëruese tek ai që e mban.

Modernizimi

Linjat e pastra dhe format skulpturore përcaktojnë bizhuteritë në këtë element. Pjesë të cilat luajnë një rol kryesorë në veshjen totale, janë bizhuteri të shkëlqyera për ata njerëz që e njohin mirë veten dhe stilin e tyre.

Për koleksionin e saj të parë për meshkuj, Repossi, i preferuari i modës, ka përshtatur disa nga modelet e tij më të njohura nga një seri pjesësh të rafinuara për meshkuj, duke përfshirë një byzylyk këndor, “Antifer”, i cili mund të vishet vetëm ose të grumbulluar. Këto janë bizhuteri moderne për një stil minimalist dhe plot klas.

Estetika e z. Shaun Leane, e nderuar me vite në “Hatton Garden” dhe në bashkëpunim me Z. Lee Alexander McQueen, përzien ashpërsinë me bukurinë delikate. Copëzat prej argjendi dhe ari të verdhë të Leane, me format e tyre të veçanta, të ngushtuara hollë, janë vepra arti në miniaturë dhe një fokus i menjëhershëm për syrin.

Nga Los Anxhelos, unazat “Galaxy”, të Spinelli Kilcollin, janë ato që tërheqin më shumë vëmendje nga kjo markë. Të krijuara një dekadë më parë nga artistja Dëyer Kilcollin dhe stilisti Yves Spinelli, këto unaza origjinale, të ndërlidhura, të cilat mund të vishen të grumbulluara ose të ndara nëpër gishta, janë të preferuara prej artit dhe luksit të tyre. Estetika e pastër e markës është krijuar për të tërhequr si burrat, ashtu edhe gratë.

Bizhuteritë mund të transformohen lehtësisht me stilin dhe ndjeshmërinë e pronarit të tyre, pavarësisht nga gjinia.

Simbolika

Bizhuteritë në këtë element janë hajmali të ditëve moderne që tregojnë histori për personin që i mban. Këto janë stoli me kuptim, të krijuara për të folur me veten tonë të brendshme, me motive dhe gurë mitologjikë dhe astrologjikë të zgjedhur për cilësitë e tyre shpirtërore.

Zinxhirët elegantë të Foundrae, me seli në Nju Jork, shfaqin janë të bazuara në shenjat e zodiakut dhe ikonografinë historike. Ka bukuri të detajuara për karmën, mendjen, trupin dhe shpirtin; një unazë ari të stampuar me fjalën “mbrojtje”, një tjetër me fjalën “karma”.
Shenja e ëndrrës mban një piramidë të vogël të spikatur në ar dhe dy diamante të vendosur me korniza në të dyja anët. Të përshkruara si mjete për vetë-zbulim, simbolet në këto pjesë ofrojnë drejtim po aq sa kënaqësi estetike.

Nga Londra vjen gjerdani i Duffy Jeëellery. Të bëra tërësisht nga vetë njeriu, varëset përmbajnë iniciale, modele të hollësishme dhe gurë si safirë dhe diamante.

Koncepti i vjetër i zodiakut, ose inicialet tuaja që mbahen rreth qafës, është i vjetër për një arsye. Ato janë gjëra për të cilat ne të gjithë jemi të lidhur emocionalisht.

Vetë Duffy vesh një zinxhir të varur me kujtime personale. Përsa i përket varëseve, ai shprehet se:

Ato janë mënyra e përsosur për t’i mbajtur gjërat që janë të çmuara për ju të sigurta dhe të mbyllura.

Kreativiteti

“Rainbow Fireworks” janë unaza të Suzanne Kalan përbëhen nga shpërthime të mrekullueshme ngjyrash, ndërsa koleksioni i Equinox, i përbërë nga unaza, vathë dhe byrzylyk në ar të bardhë të shtruar pjesërisht me diamante. Këto janë modele verbuese, të krahasuara nga krijuesi i tyre Maor Cohen me “dritën e një ylli”.

“OLE LYNGGAARD ​​COPENHAGEN” është marka e njohur për prodhimin e pjesëve të përjetshme për Oborrin Mbretëror Danez. Stilistja dhe drejtoresha krijuese Znj. Charlotte Lynggaard ka rikrijuar një sharm elefantësh – një ikonë e markës, e krijuar fillimisht nga babai i saj, Ole – ekskluzivisht në diamante të zeza vezulluese.

Kur dizejnoj bizhuteri për meshkuj, frymëzohem nga babai, burri, djali dhe vëllai im. Më pëlqen të bëj bizhuteri për burrat e guximshëm që zgjedhin të dalin nga turma.