Art & Kulturë Sociale

Një fund është thjesht një fillim i ri!

Të gjithë e njohin Top Albania Radio-n, të parën media elektronike private kombëtare, me audiencën më të gjerë në vend!  Për të flet muzika shqiptare dhe e huaj e përzgjedhur me shumë kujdes,  larmia e programeve dhe edicionet informative në çdo një orë. Bashkë me web site-in dhe llogaritë në rrjete sociale, që ka ndryshuar plotësisht “look”, ato janë pasaporta e rinovuar  e radios kombëtare që në vitin 1998 hyri në treg me teknologji të avancuar dixhitale kur 23 vjet më parë, atë teknologji nuk e kishin as radio stacionet më të fuqishme ballkanike!

I pari që vendosi gur themelin në suksesin e pandalshëm të Top Albania-s, radios  më të dashur për shqiptarët ishte  themeluesi i Top Media-s, Dritan Hoxha, i cili e nisi me ëndrra të mëdha dhe dëshirën për të sjellë një frymë ndryshe e që revolucionarizoi jo vetëm radion në Shqipëri.

Për mbi 20 vjet, familja e Top Albania Radio-s qëndroi në shtëpinë e vogël por shumë të ngrohtë në mjediset e ish-Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, në atë që njihet si Piramida, në zemër të Tiranës.

Te Piramida, Top Albania Radio la kujtime të bukura por jo punën e mirë për të qenë e para.

Mbi tre muaj nga ditëlindja e 23-të në Ditën e të Dashuruarve, Shën Valentinit, për Top Albania Radio-n ka një shtëpi të re, tani, tek ambientet e Arena Center, pranë Stadiumit të ri “Air Albania” që përkon me një rrugëtim të ri, me një koncept më modern dhe një teknologji akoma më të zhvilluar!

Shtëpia e re është e madhe dhe aty studiot nuk janë thjesht vende pune, por edhe hapësira argëtimi e përcjellin shumë adrenalinë.

E ardhmja është përpara, vërtetë e panjohur, por një gjë është e sigurt: Top Albania Radio mbetet me ata që besojnë në ëndrra dhe punojnë fort për t’i kthyer në realitet, me të njëjtën dashuri e po atë pasion nga një staf i motivuar që  për kryefjalë nuk ka vetëm dëgjuesin por edhe shikuesin e lexuesin! Top Albania Radio është në rrugën e re ku përveçse dëgjohet, edhe shihet e lexohet….