Art & Kulturë Design

Një grua me rroba të bëra nga materiale të ricikluara…/Zgjidhet “murali më i mirë” për vitin 2022!

Piktura e vizatuar në një fabrikë të riciklimit në qytetin Tilburg të Holandës, u zgjodh “murali më i mirë” i vitit 2022. Në votimin e bërë për muralet në 1184 qytete në mbarë botën nga “Street Art Cities”, murali “Trashure” i vizatuar në murin e një fabrike të riciklimit në Tilburg, u zgjodh “murali më i mirë” i vitit 2022.

Artisti 34-vjeçar Kaspar van Leek, murali i të cilit u zgjodh më i mirë, tregoi procesin e zhvillimit të veprës dhe si e ka vizatuar në mur. Ai tregoi se kompania e riciklimit ka kërkuar nga ai që të vizatojë një mural me temë riciklim në murin e fabrikës.

Ne vizatuam një grua me rroba të bëra nga materiale të ricikluara për të përcjellë mesazhin se të gjitha llojet e mbetjeve mund të riciklohen. Para se ta vizatojmë veprën ekzaminuam mbetjet. Vizatuam një grua që vesh rroba të bëra nga letra të ricikluar dhe qese plastike. Kështu që dëshirojmë t’i bëjmë njerëzit të mendojnë se asgjë nuk duhet të jetë pleh.

Ai ka shpjeguar se emri i veprës “Trashure” vjen nga kombinimi i fjalë në gjuhën angleze “trash” që nënkupton pleh dhe “treasure” që nënkupton thesar.

Nëse mendoni në mënyrë krijuese, mund t’i përdorni mbeturinat për shumë qëllime të ndryshme.

Ai e cilësoi si surprizë që vepra e tij të zgjidhet më i miri në mesin e shumë muraleve në mbi 1000 qytete.