Health & Beauty

Një guidë me tri hapa për burrat me flokë të trashë!

Disa burra i urrejnë flokët e tyre sepse rriten me një mënyrë dhe shpejtësi të çmendur. Ato janë të trashë, të fortë dhe të dendur e duhet shumë punë për t’i mirëmbajtur. Dhe kur themi mirëmbajtje, nuk nënkuptojmë ndonjë stilim të veçantë, apo ndonjë pamje që të tjerët do ta kishin zili. Bëhet fjalë veç për flokë të pranueshëm për t’u shfaqur tek të tjerët. Më poshtë keni një guidë me tri hapa për t’i dhënë zgjidhje problemit tuaj.

Prerja e duhur

Një prerje e duhur është perfektja për burrat që kanë flokë të trashë. Pasi flokët priten në mënyrën e duhur jepet një tjetër këndvështrim, madje mund ta pranojmë se do të dukeni më të pashëm. Ndërkohë, burrat me flokë të dendur por me kaçurrela ose me onde, nuk ka arsye pse të presin shumë flokët e tyre. Mjafton një prerje e mirë dhe një stilim i duhur dhe ju do të dukeni më tërheqës dhe joshës me flokët tuaj të gjatë.

Kur duhet të lani flokët e trashë

Një tjetër problem me të cilin përballen burrat me flokë të dendur është se kur dhe sa shpesh duhet t’i lajnë flokët e tyre. Pse ndodh kjo? Kjo sepse pasi burrat lajnë flokët, është tepër e vështirë të kontrollohen dhe të stilohen në mënyrën e duhur. Floku nuk është i kontrollueshëm lehtë, ndaj zgjidhja që sugjerohet është mos të lahet shpesh. Dy herë në javë mund të themi se është mjaftueshëm sepse ju i lejoni yndyrës së flokëve tuaj të fortë t’i zbusë ato. Gjithashtu, ju duhet të përdorni shampot dhe vajrat e duhur.

Si t’i stiloni flokët e trashë

Përdorimi i produkteve të duhura është tepër i rëndësishëm në mirëmbajtjen dhe stilimin e flokëve tuaj. Gjithashtu rekomandohet përdorimi i një shkume dhe tharëse flokësh, pasi shkuma ndihmon në fryerjen e flokëve duke e bërë atë të duket më mirë. Vendoseni atë në flokë të lagur dhe thajeni duke përdorur një furçë të rrumbullakët. Ndërkohë, ju sugjerojmë edhe përdorimin e një lidhëse flokësh herë pas here. Do të ndihmojë në skalitjen e flokëve të trasha e të dendur pa përdorimin e asnjë produkti kimik.