Celebrities Film & Tv Showbiz

Një Keanu Reeves që nuk jua kishte marrë mendja kurrë! Ja se çfarë bën aktori…

Vetëm disa ditë pasi u zbulua se një ndër aktorët më të njohur dhe më të dashur, Keanu Reeves bleu 9 mijë dollarë ora të markës ‘Rolex’ për anëtarët e ekipit të tij, bëri një tjetër gjest dashamirës që u kap edhe në kamerat gjatë xhirimeve të  ‘John Wick 4’.

Në një video të postuar së fundmi në rrjetin social ‘TikTok’ akotri shikohet që është duke ndihmuar anëtarët e ekipit ku po xhironte filmit. Ai po mbante në dorë një tip arke ngjyrë portokalli. Ai u pa gjithashtu duke mbajtur edhe një çantë,  të zezë të lidhur në shpinë ndërkohë që  po futej për xhirim në shesh.

Madje atij iu afrua edhe një anëtar tjetër i ekipit për t’ja marrë arkën, por ai i tha diçka dhe vazhdoi ta çonte arkën vetë në vendin e duhur.

Kohët e fundit ylli i Hollywood-it, ka festuar së fundmi mbylljen e “John Wick: Chapter 4” duke i bërë dhuratë anëtarëve të ekipit të tij nga një orë Rolex Submariners. Por ajo çfarë ishte e veçanta e të gjitha gjërave ishte se ai madje personalizoi secilën nga orët me nga një dedikim që i përshtatej gjithsecilit duke u siguruar që ata kurrë nuk do ta harrojnë kohën e tyre të kaluar së bashku gjatë xhirimeve të filmit.

Aktori bleu versionin e tyre të lançuar në shtator 2020, Ref. 126610LN, e cila përmban një kuti Oystersteel të mbivendosur me një kornizë Cerachrom, një numërues që përputhet me shënues të mëdhenj të orës, lentet zmadhuese të firmës së Rolex-it dhe një byrzylyk Oyster.

Ndërkaq, rikujtojmë se filmi “Matrix” është kthyer me të vetmin titull që do t’i përshtatej pas dy titujve të mëparshëm: “Ripërsëritja e Matrix” dhe “Revolucioni i Matrix”. “Matrix 4” do të mbajë titullin “Ringjallja e Matrix”. Në trailer shfaqen Keanu Reeves si Neo, në një botë të së ardhmes dhe Neil Patrick Harris luan rolin e terapistit të Neos.