Celebrities Gossip Music Showbiz

Një këngë e re, çfarë po na paralajmëron Fifi?

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Në jetën personale na tregon vazhdimisht se është mëse e lumtur me partnerin e saj të zemrës Adisin, teksa dhe në muzikë vjen shpesh me projekte të reja muzikore.

Së fundmi Fifi ka postuar në ‘Instagram’ disa foto, të cilat duken të jenë nga një pjesë e videoklipit të saj të ri duke na zbuluar kështu se këngëtarja së shpejti do të publikojë projektin e ri muzikor. Në foto Fifi ka shkruar:

A thua çfarë jam duke menduar të bëj pas 1 ore e 18 minutave

Para disa ditësh, Fifi  është shfaqur shumë e revoltuar si pasojë e komenteve negative të njerëzve të cilët janë shprehur me fjalë nga më të ndryshmet duke gjykuar lidhjen e saj dhe të Adisit. Por këngëtarja e njohur nuk e ka lënë me kaq pasi ka bërë disa reagime në Instastory. Mes këtyre komenteve të shumta negative që Fifi ka marrë, ajo i është kundërpërgjigjur dhe një komenti për Adrola Dushin, ish-bashkëshorten e partnerit të saj Adisit.

Së fundmi, bukuroshja ka sjellë një bashkëpunim me Gent Fatalin të quajtur ‘Pikturë’ dhe në vetëm 1 muaj nga publikimi, kënga ka arritur mbi 13 milion klikime në platformën YouTube dhe këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në ‘Instastory’ duke festuar kështu këtë sukses të këngës.