Celebrities Gossip Music Showbiz

Një këngë me babi Sabianin së shpejti…/Keisi Medini zbulon më shumë detaje në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Keisi Medini. Si ka qenë kjo eksperiencë për bukuroshen? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, si ka nisur e gjithë vëmendja që Keisi ka tani? Kohë më parë nëpër media u aludua një romancë mes Noizyt dhe Keisit, si qëndron e vërteta? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Me futjen e Lorenc Hasramës brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri ujërat u trazuan pasi këngëtari deklaroi se kishte pasur një romancë me bukuroshen në kohën që ishin jashtë. Sot që të dy janë jashtë shtëpisë së “BBV”, si i ka raportet Keisi me të? Zbuloni duke klikuar në këtë link.

Sa i përket muzikës dhe televizionit cilat janë projektet e reja të Keisit?

Kam një bashkëpunim me Sabianin. Është baladë. Baladat babi i qan, por nuk tregoj dot më shumë sepse akoma nuk kemi diçka finale. Di të them që kemi një super bashkëpunim të dy. Do të jetë një nga këngët me të bukura. Sa i përket televizionit kam disa projekte të reja shumë të bukura.

Rikujtojmë, se e ftuar në një intervistë së fundmi Keisi ka treguar më shumë rreth marrëdhënies me mamanë e saj. Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se kanë shumë respekt për njëri-tjetrin.