Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Një këshilltare e modës si Silvia Berri, influencerja italiane më trendi e momentit!

Silvia Berri është në biznesin e modës që nga viti 1992. Prej vitesh ajo ‘kultivon’ shijen e saj të modës, ndërsa tani shkëlqen në profilin e Instagramit të saj. Berri është diplomuar për të drejtën ndërkombëtare në Milano, por tanimë prej kohësh i është futur botës së biznesit dhe marketingut.

Është nënë e dy djemve të rritur, binjakë, ka një pasion të fuqishëm ndaj udhëtimeve dhe vazhdimisht ‘gjurmon’ për marka të reja mode. Ajo shprehet se modën e ka pasur pikë të dobët që kur ishtë fëmijë dhe gjithmonë e ka dashuruar  ‘shopping’-un.

Madje madje ajo pohon se mezi pres të ndajë me ndjekësit e saj për çdo blerje të re të sajën. Nuk është për t’u habitur që në Instagram e ndjekin më shumë se 330 mijë njerëz. Gjithmonë është e gatshme për t’i ndihmuar ata me këshilla, u përgjigjet pyetjeve të tyre lidhur me modën, stilin e jetesës, por edhe për shëndetin. Sot ajo është ambasadorja e një marke prestigjioze bizhuterish, promovon një markë kozmetike si dhe disa kohë më parë nxorri në treg linjën e saj të parfumeve.