Bota Music

Një koncert eksperimental pa distancë shoqërore…Spanja “sfidon” pandeminë?!

5 mijë njerëz morën pjesë në një koncert roku të shtunën në Barcelonë pasi të gjithë iu nënshtruan testeve të shpejta për COVID-19 brenda të së njëjtës ditë. Adhuruesit e muzikës u mblodhën në arenën “Palau Sant Jordi” ku luante banda rock “Love of Lesbian”.

Koncerti, i organizuar nga “Festivals per la Cultura Segura” u zhvillua pa distancë shoqërore, por në një mjedis të sigurt pasi të gjithë të pranishmit përdornin maska. Shfaqja u zhvillua me leje të veçantë nga autoritetet shëndetësore të Spanjës për të shqyrtuar nëse sistemi i testimit të shpejtë mund të parandalonte në mënyrë efektive përhapjen e COVID-19.

Në skenat që duken deri diku surreale pas një viti të distancimit shoqëror, njerëzit kërcyen afër njëri-tjetrit, megjithatë maskat ishin një shenjë e qartë se gjërat nuk janë normalizuar tërësisht.