Film & Tv

Një lajm i mirë dhe një i keq për të gjithë fansat e serialit “Peaky Blinders”!

Historia e gangsterit në serialin “Peaky Blinders” ka bërë për vete të gjithë botën. Deri tani, ky serial ka 5 sezone të cilat kanë fiksuar publikun para ekranit dhe fatkeqësisht pandemia COVID-19 i vonoi xhirimet e sezonit të ri, aq sa u mendua se s’do të kishte më një të tillë.

Mirëpo, lajmi i mirë është se po vjen një sezon i gjashtë i “Peaky Blinders” për të gjithë ata që e kanë pritur me padurim. Po ashtu, fansat e këtij seriali do të mërziten me lajmin se sezoni i 6-të do të jetë edhe i fundit siç ka konfirmuar shkrimtari dhe krijuesi Steven Knight.

“Peaky Blinders” është një ndër serialet më influencues në mbarë botën, që tregon historinë e një familjeje gangsterësh e vendosur në vitin 1919 në Birmingham, dhe shefit të saj, Tommy Shelby i portretizuar nga aktori Cillian Murphy.