Aktualitet

Një laptop dhe internet, Shqipëria synon të tërheqë “nomadët digjitalë”

Shqipëria po përpiqet të “joshë” nomadët digjitale. Në përpjekje për të përfituar nga mundësia “gjithçka duhet është një kompjuter dhe internet”, nisma e re e qeverisë, pjesë e “Agjendës Digjitale 2022-2026”, synon të popullarizojë punën pa barriera.

Në dokumentin e hedhur për konsultim publik, qeveria zotohet të garantojë akomodimin e nomadëve digjital dhe internet me shpejtësi deri në 5G.

Ndërkohë, përfaqësues nga tregu digjital, kërkojë që paralelisht me përpjekjet për të sjellë në vend të huaj në fushën e teknologjisë së informacionit, me ritme edhe më të shpejta të punohet për aftësimin e të rinjve shqiptarë.

Stili i jetesës si nomad digjital u bë shumë i rëndësishëm sidomos gjatë pandemisë, kur një pjesë e mirë e punëve u zhvendosën online. Në rajon, Kroacia dhe Greqia janë dy nga vendet më të preferuar për nomadët digjitalë.