Botë e Çuditshme Food & Drink Lifestyle

Një linjë e gjatë me mbi 1 mijë sanduiçë, kompania braziliane ushqimore hyn në librin e rekordeve Guinness!

Një kompani braziliane ushqimore fitoi një rekord botëror Guinness duke ndërtuar një linjë me 1,180 sanduiçe. Organizata e mbajtjes së të dhënave njoftoi se kompania e ushqimit Perdigão përgatiti këtë surprizë për klientët, me sanduiçe të njohur si “torpedo”, me rastin e 469-vjetorit të qytetit të Sao Paulo.

Sanduiçët u përgatitën nga një ekip prej 40 vetash për rreth pesë orë dhe u mblodhën në një rresht në parkun urban Parque Ibirapuera. Një vëzhgues i Guinness ishte në dispozicion për të verifikuar çdo sanduiç me gjatësi të paktën 30 centimetra. Sanduiçët e përdorur në këtë ngjarje iu servirën publikut pasi u konfirmua rekordi.