Auto & Moto

Një makinë elektrike brenda këtij viti, Stellantis shpall objektivat e reja!

Stellantis do të investojë 160 milionë euro në fabrikën e tij në Rennes për të lançuar një SUV 100% kompakt elektrik në vitin 2025. Këtë investim Stellantis do ta përdorë për të ngritur një forcë punëtore për montimin e baterive, si dhe një grup punëtorësh të dedikuar për formimin me injeksion plastik, duke shtuar se lançimi i automjetit do të ndodhë në platformën e ardhshme STLA Medium.

Stellantis, kompani kjo e cila si shumë prodhues makinash po zhvendoset drejt prodhimit të automjeteve më miqësore me mjedisin, planifikon që deri në vitin 2030 në tregun evropian të shesë vetëm makina elektrike. Makina, me emrin e koduar CR3, do të pasojë C5 Aircross-in aktual me motorë me benzinë, naftë dhe hibrid. I pyetur nëse makina e re do të ishte në dispozicion edhe si model me naftë ose benzinë përveç një modeli 100% elektrik, drejtori ekzekutiv Carlos Tavares në një deklaratë për media tha:

Në parim jo.

Rikujtojmë, se së fundmi, prodhuesi i makinave Stellantis tha se do të investojë 130 milionë euro në fabrikën e tij të montimit në Eisenach në Gjermani për të prodhuar një automjet të ri elektrik me bateri (BEV) nga gjysma e dytë të vitit të ardhshëm. Automjeti i ri elektrik me bateri BEV do të jetë pasardhësi i SUV kompakt Opel Grandland i prodhuar aktualisht në Eisenach. Automjeti do të bazohet në platformën ‘STLA Medium’, një nga katër platformat që do të mbështesin të gjitha modelet e reja të Stellantis duke filluar nga viti i ardhshëm.