Gossip

Një mashkull misterioz kapet mat nën shoqërinë e Miley Cyrus!

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus është përfolur shumë për lidhjet dhe ndarjet e saj të shpeshta kohët e fundit. Para pak ditësh ajo është kapur mat përkrah një djali të panjohur. “The Sun” ka publikuar disa foto, në të cilat Miley shihet duke shëtitur në buzë të detit me djalin në fjalë.

Kujtojmë se para disa javësh, Miley u shpreh në një intervistë se dëshiron të krijojë një lidhje të re, por kërkon një njeri të mërzitshëm.

Mos vallë e ka gjetur njeriun e mërzitshëm?

Rikujtojmë, se në vitin 2018-të Miley vendosi të martohej me Liam Hemsworth pas një lidhjeje 11-vjeçare, por martesa e tyre zgjati shumë pak dhe ata u divorcuan. Pas ndarjes nga Liam ajo u lidh me personazhin e famshëm të televizionit, Kaitlynn Carter. Por dhe marrëdhënia me të nuk zgjati shumë. Më pas ajo nisi një romancë me mikun e saj të fëmijërisë, Cody Simpson, por dhe me atë u nda në gusht të 2020-s.