Aktualitet

Një mesazher i veçantë në zyrën e Lulzim Bashës. Kush është ai?

Peter Zingraf, Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, ka shkuar sot në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Arsyet e kësaj vizite të papritur në selinë blu nuk dihen ende, ndërsa takimi vjen pak ditë para vizitës që Kancelarja Gjermane Angela Merkel do të bëjë në Tiranë.

Kjo e Shqipërisë, do të jetë vizita e fundit zyrtare e saj, në rolin e kancelares përpara se të largohet nga politika. Merkel do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, më 14 shtator në Tiranë.

Në këtë vizitë, parashikohen takime me të gjithë liderët e shteteve ballkanike, me përjashtim të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në përfundim të takimit, Merkel pritet të mbajë edhe një konferencë shtypi për mediat. Nuk dihet nëse në këtë takim do të marrë pjesë Lulzim Basha, apo kancelarja do të takohet veçmas me të.

Pritet që të zyra e shtypit të PD të japë informacione për vizitën e ambasadorit gjerman sot në selinë blu.