Celebrities Showbiz

Një muaj pas lindjes, Andrra Destani zbulon për herë të parë portretin e djalit të saj

Rreth një muaj më parë këngëtari i famshëm Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani u bënë prindër për herë të dytë. Dyshja e famshme u bekuan sërish me djalë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Lajmin e bukur të ardhjes në jetë të bebushit e pati bërë publike vetë Andrra përmes një postimi në Instagram. Më pas, emrin e tij e zbuloi vëllai i madh Ansi i cili gjithashtu ka një llogari në këtë rrjet social dhe herë pas here publikon foto të ëmbla familjare. Asokohe ai zbuloi se vëllai i tij i vogël quhet Ayan.

Tashmë, një muaj pas lindjes së Ayan, çifti i famshëm janë gati të zbulojnë portretin e tij. Ka qenë sërish Andrra ajo e cila ka postuar një video të shkurtër ku Ayan shfaqet duke realizuar setin e tij të parë fotografik.

Bebushi i tyre duket se është mrëkullia vetë.