Bota

Një nga 11 mijë punonjësit e shkarkuar nga Meta, vajza nga SHBA-ja emocionon me fjalët e saj!

Së fundmi në TikTok është shfaqur një vajzë që pretendon se është një nga punonjëset që është shkarkuar nga Meta. Përdoruesja e TikTok-ut e identifikuar si Megan Ariel nga Chicago, ka njoftuar miqtë përmes një videoje emocionuese se ajo së bashku me mijëra tjerë janë shkarkuar nga kompania Meta.

Në videon e saj, Megan mezi mban lotët, duke treguar se si ndihet dhe se përmes postës elektronike është informuar për shkarkimin nga detyra. Ariel theksoi se ka pritur prej ditësh, por së fundmi ishte ‘pushtuar’ nga emocionet duke e ditur se mund të jetë në listën e të shkarkuarve.

Unë jam një nga 11 mijë punonjësit e shkarkuar nga Meta. Kam pasur ndjenjën se kjo do të ndodhë, atje janë bërë ndryshimet të mëdha. Ishte puna e ëndrrave të mia.

@meganarielll

After days of waiting, today I got laid off. #techlayoffs #metalayoff #nontechnicalintech #jobless #funemployed

♬ original sound – Megan Ariel

Rikujtojmë, se në 13 muaj, Mark Zuckerberg ka humbur 100 miliardë dollarë dhe aksionet e kompanisë së tij Meta kanë rënë me 25%. Mes këtyre rezultateve të dobëta dhe frikës së një recesioni ekonomik, kompania ‘Meta’ mori vendimin për të pushuar nga puna mijëra punëtorë brenda, duke ndjekur rrugën e Elon Musk kur pushoi mijëra njerëz nga Twitter.

Meta thuhet se mund të pushojë nga puna disa mijëra njerëz nga fuqia e saj punëtore, e cila numëron 87,000 punonjës në mbarë botën. Që nga janari, aksionet e Metës kanë rënë më shumë se 70%, kryesisht produkt i Zuckerberg për të investuar miliarda dollarë në një platformë metaverse që nuk është pritur mirë. Përveç kësaj, të ardhurat e saj nga reklamat kanë rënë dhe nuk tregon më rritje të numrit të përdoruesve.