Tech Travel

Një nga arritjet më inovative të Kinës, avioni C919 bën fluturimin e parë!

Avioni i parë i pasagjerëve i prodhuar në Kinë ka nisur fluturimin e tij të parë. C919 është ngritur së fundmi mbi Shangai, duke u nisur drejt kryeqytetit Pekin. Ai u ndërtua nga Korporata e Aviacionit Tregtar të Kinës (Comac) për të “thyer” dominimin e avionëve të Airbus dhe Boeing. Fluturimi i saj i parë komercial nga Shangai në Pekin, me më shumë se 130 pasagjerë, përfundoi në pak më pak se tre orë.

Avioni është planifikuar të fluturojë përsëri në qytetin bregdetar. China Eastern Airline e mbështetur nga shteti ka porositur pesë avionë. Comac, e cila planifikon të prodhojë 150 avionë në vit në pesë vjet tha se tashmë ka siguruar më shumë se 1200 porosi për C919. Disa ekspertë thonë se shumica e këtyre porosive besohet të jenë letra qëllimi nga klientët vendas. Presidenti Xi Jinping, i cili u ul në kabinën e një modeli C919 disa vite më parë, e ka përshkruar projektin si një nga arritjet më inovative të Kinës.

Vitet e fundit janë prezantuar shumë projekte për avionë supersonikë, hipersonikë, me hidrogjen, e të tjera, të cilat premtojnë udhëtime super të shpejta. Por pavarësisht premtimeve të mëdha, asnjëri nga projektet nuk është konkretizuar. Së fundmi një kompani e re europiane ka vendosur të provojë të futet në garë, duke premtuar udhëtime hipersonike nga Frankfurti në Sydney për 4 orë e 15 minuta, apo nga Tenesi (SHBA) në Dubai për 3 orë e 30 minuta. Koncepti “Destinus” është një avion që punon me hidrogjen dhe arrin të udhëtojë me shpejtësi pesë herë më të madhe se ajo e zërit, ose 6100 km/h, duke shkurtuar me ¾-tat orët e fluturimit të avionëve të zakonshëm.